Pendarovski në Rosoman: Prodhimet tona bujqësore të jenë konkurruese në tregun e madh të BE-së

Kandidati i përbashkët për president, Stevo Pendarovski sot pasdite takohet me qytetarët e Rosomanit.

Marketing

Pendarovski tha se vizioni i tij si president i të gjithë qytetarëve është që shteti të vazhdojë të shkojë përpara, nëpër rrugën e përparimit dhe integrimeve në NATO dhe BE.

Kjo do të thotë e ardhme e siguruar dhe e sigurtë, siguri dhe stabilitet. Por integrimet hapin edhe një sërë mundësish në të gjitha fushat, qasje drejt fondeve të BE-së, pjesëmarrje në tregun e madh evropian prej 500 milionëve”, shtoi Pendarovski.

“Atdheu ynë është tokë bujqësore, Evropës i nevojiten prodhimet tona bujqësore. Të vazhdojmë me përparimin, të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian dhe t’i përshpejtojmë proceset pozitive për bujqit. Na hapet treg prej 500 milionë banorëve në Evropë. Prandaj duhet të vazhdojmë përpara së bashku dhe të mos lejojmë dikush të na kthejë prapa”, porositi Pendarovski.

Marketing