Pendarovski nënshkroi ligjin për marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta kufitare me Serbinë

Presidenti Stevo Pendarovski, e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë, për kontrolle të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc (Maqedoni) – Preshevë (Serbi).

Marketing

Me marrëveshjen e nënshkruar mes dy qeverive më 12 korrik 2019 në Beograd, parashihet vendosje e kontrolleve të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc – Preshevë.
“Pendarovski thekson se vendosja e kontrolleve të përbashkëta, do të kontribuojë pozitivisht për avancimin e komunikimit dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe këmbimin tregtarë, si dhe do të thjeshtësohet komunikacioni në kufi”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Më tej thuhet se Pendarovski thekson se marrëveshja e arritur duhet të jetë nxitje në drejtim të vendosjes së kontrolleve të përbashkëta edhe me shtetet tjera fqinje.

Marketing