Nesër presim njoftimin zyrtar nga selia e NATO-s në Bruksel se Maqedonisë do i jepet ftesë zyrtare në samitin e ardhshëm të Aleancës në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, ka thënë sot koordinatori nacional për NATO-n Stevo Pendarovski në seminarin 98 Ros Rot që mbahet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Sekretari gjeneral Jens Stoltenberg do e bëjë të ditur atë që shumë qytetarë të Maqedonisë e presin me vite. Ajo do të jetë etapa përfundimtare e asociimit tonë në Aleancë, duke pasur parasysh se Maqedonia kishte një rekord jo të mirë prej 19 herësh nga plani aksionar për anëtarësim në NATO”, ka thënë Pendarovski.

Artikulli paraprakHotel luksoz kinez kthehet në rrënoja për 10 sekonda
Artikulli tjetërPak ditë para lindjes, shikoni si duket Xhensila pa pikë grimi