Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Serbi

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Pendarovski, nesër në Pallatin Serbia në Beograd, siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, do të ketë takim tet-a-tet me presdientin Vuçiq, pas çka pason edhe takimi plenar mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Serbisë.

Është paraparë presidenti Pendarovski të realizojë takim edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës ekonomike të Republikës së Serbisë,. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.

Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor. .

Marketing