Pendarovski: Nevojiten reforma për të penguar migrimin e qytetarëve

Në rastin më të mirë, negociatat për anëtarësimin e vendit në BE do të zgjasin shtatë vjet. Presidenti Stevo Pendarovski sugjeron që për të mbijetuar gjatë kësaj periudhe të negocimit, do të duhet të bëhen reforma të brendshme për të frenuar emigrimin e shtetasve që kanë mbetur, ngaqë sipas tij, qindra mijëra qytetarë tashmë kanë braktisur shtetin.

Marketing

Dobësitë brenda BE-së nuk e zvogëlojnë përgjegjësinë tonë për mënyrën në të cilën do të zhvillohet integrimi Evropian i vendit tonë. Parashikimi i një metodologjie të re për negociatat e pranimit dhe data e fundit për fillimin e negociatave në pranverën e vitit 2020 nuk duhet të jetë një justifikim për shpejtësinë dhe cilësinë e reformave të brendshme për të cilat ne kemi përgjegjësi kryesore. Edhe me fillimin e negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm, kemi një proces të gjatë dhe të vështirë të përparimit, që do të zgjatë, nëse jemi optimist, për 5 deri në 7 vjet – deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Ai potencoi se pas gabimit historik ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në pranverën e 2020-ës është mundësia që me metodologjinë e re të çelet ky kapitulli i negocimit. Sipas tij, problemi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë nuk janë vetëm një sfidë për prokurorinë dhe gjyqësorin, por kusht themelor për mbijetesën e rendit publik. Kreu i diplomacisë Nikolla Dimitrov tha se Mini-Shengeni nuk e zëvendëson BE-në.

Bashkëpunimi regjional nuk është dhe nuk mund të jetë alternativë ndaj procesit të integrimit Evropian. Përkundrazi, bashkëpunimi rajonal është mjet e këtij integrimi, e cila e lehtëson dhe e lidh procesin e përafrimit të të gjithë rajonit drejt BE-së. Në disa raste, bashkëpunimi rajonal është parakusht i këtij integrimi – tha Nikolla Dimitriov, Ministër i Jashtëm i RVM-së.

Në konferencën e organizuar nga Unioni i Federalistëve Evropianë të Maqedonisë, gjithashtu u diskutua se si zhvillimi i ngadaltë ekonomik, papunësia dhe pagat e ulëta, dobësitë në sistemin arsimor, shëndetin publik dhe mbrojtjen e mjedisit, janë duke shkaktuar gjithnjë e më shumë pakënaqësi tek qytetarët dhe një motiv për të lëshuar vendin. Të dhëna zyrtare nga Enti i Statistikave nuk ka, por sipas studimeve të shoqërisë civile në 10 vitet e fundit nga 450 mijë deri më 600 mijë qytetarë kanë braktisur Maqedoninë e Veriut.

Marketing