Pendarovski: Nuk besoj se VMRO-DPMNE-ja është e reformuar, kur kryetar nderi është Gruevski

Nuk besoj se VMRO-DPMNE-ja është e reformuar kur ende kryetari i saj i nderit është Nikolla Gruevski, i tha kandidati për president Stevo Pendarovski në debatin e sotëm për emisionin “Detektor” në TV “Sitel”, Gordana Siljanovska-Davkovës.

Marketing

“Më habit rreth kapacitetit reformues, çka thoni, për VMRO-DPMNE-në e tanishme, e cila ende për kryetar nderi e ka Nikolla Gruevskin”, tha Pendarovski, pasi paraprakisht kundërkandidatja e tij Siljanovska tha se beson në udhëhqësinë e re e partisë opozitare.”

“Besoj se ish-studentet e mi, reformatorë të VMRO-DPMNE-së i kanë mësuar mësimet nga e kaluara dhe sillen më ndyshe”, tha Siljanovska, duke u përgjigjur në pyetjen vallë nëse eventualisht bëhet presidente e shtetit, do t’i zbatojë politikat e partisë, e cila e ka përkrahur kandidaturën e saj.

Ajo tha se i ka kritikuar politikat edhe të VMRO-DPMNE-së, edhe të LSDM-së në aspektin profesional dhe shkencor dhe se prej kësaj nuk do të heq dorë.

“Kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së me atë që e ka hapur derën për mua, tregon kapacitete reformuese dhe demokratike. Në bisedat nëse të pranoj të bëhem kandidat i tyre, parashtrova kushte – vetëm nëse jeni të gatshëm të filloni me reforma të tipit se nuk duhet qeveri me 26 ministra, zëvendës, këshilltar, se do t’i riorientoni paratë e qytetarëve, atëherë do të pranoj. Do të vetreduktohem edhe në privilegjet, pasi që ai është hapi i duhur presidencial. Kjo duhet të jetë politika e ndryshimeve”, tha Siljanovska.

Pendarovski, megjithatë, ne pyetjen e njejtë u përgjigj se si kandidat për president e ka marrë përkrahjen nga 31 parti, por kjo assesi nuk do të thotë se nëse bëhet shef i shtetit, do t’i pyet se çka dhe si do të punoj.

“Fizikisht do të jetë e pamundur ta pyes çdo parti që më përkrah, çka të bëjë. Me këtë gjithsesi nuk kam për qëllim të merrem. Do ta mbaj integritetin tim njerëzor dhe politik, të cilin e ndërtoj me vite. Megjithatë, jam falenderues për përkrahjen”, tha Pendarovski dhe përkujtoi se deri tani nuk ka qenë anëtar, as nuk i ka shërbyer ndonjë partie.