Pendarovski: Nuk do të lejojmë kthim në të kaluarën

Kandidati i përbashkët për president, Stevo Pendarovski, sot ishte për vizitë në Probishtip dhe Karbinci, ku nga banorët e këtyre komunave kërkoi përkrahje masive më 21 prill dhe 5 maj përmes rrumbullaksimit të numrit 3, për të ardhme më të mirë, që të mos lejohet kthim në të kaluarën dhe kohën e gruevizmit. Opsioni tjetër, potencoi Pendarovski, nuk ka vizion, vetëm duan gjithçka që është bërë mirë për shtetin ta heqin, ata të kthehen në pushtet dhe vetëm ata të jetojnë mirë në llogari të qytetarëve tjerë.

Marketing

“Nëse dikush dëshiron të votojë për Gordana Siljanovskën ajo do të thotë mandat i tretë për Ivanovin. Emri është ndryshe, por politikat janë të njëjta. Më 21 prill dhe 5 maj atë nuk do t’ua lejojmë por do të vazhdojmë Së bashku përpara drejt integrimit në BE dhe NATO atje ku përkasim”, tha Pendarovski.

Rruga nëpër të cilën shkon kjo Qeveri, tha Pendarovski, çon drejt zhvillimit, investimeve të reja, standardit më të mirë, pagave më të mëdha dhe vende të reja të punës, ndërsa tërë ajo është nxitje që të rinjtë të mbesin në vend.

Pendarovski bëri thirrje për lidhshmëri dhe bashkësi, sepse perspektivat e hapura drejt BE-së dhe NATO-s, sjellin vetëm të mira për shtetin, qytetarët, veçanërisht për rininë. Rruga është trasuar dhe nuk ka kthim prapa”, porositi Pendarovski.

Marketing