Pendarovski paralajmëron mbylljen e së paku katër ambasadave

Në javët në vijim do të definohet lista se cilat ambasada të vendit do të mbyllen. Për momentin ka 27 pozita diplomatike të zbrazura. Sipas analizës së përgatitur nga MPJ, ekziston propozimi për t’u mbyllur së paku katër ambasada, thotë në intervistë për TV Sitel presidenti, Stevo Pendarovski.
Pendarovski tha se në fazë përfundimtare janë bisedat me ministrat relevantë dhe me Qeverinë, dhe në javët në vijim do ta rrumbullakësojnë listën, dhe do të tentojnë të mbyllin një pjesë të madhe të këtyre 27 vendeve të zbrazura të ambasadorëve.

Marketing

“Ekziston një analizë që e porosita nga MPJ menjëherë sapo erdha si president, të më japin analizë funksionale se si punon rrjeti ynë diplomatik-kunsullar. Atje ka propozim për mbylljen e katër, e pesta është nën shenjë pikëpyetjeje, katër ambasada minimum, ku ne nuk kemi rezon të madh të qëndrojmë me prani diplomatike”, tha Pendarovski.

Sipas tij, ato janë shtete në të cilat nuk ka reciprocitet prej tek ne mbulohen nga një shtet tjetër, nuk ka ambasador rezident në Shkup, ndërkaq nuk ka as bashkëpunim të theksuar tregtar apo ekonomik me ato shtete.

Presidenti paralajmëroi se disa nga ambasadorët tanë tashmë janë rrugës për në shtëpi, konkretisht ambasadori Ivica Bocevski nga Brazilia, sepse atje, siç tha, do të shkojmë së pari me reduktim, në mënyrë që të mund të përforcojmë disa pozita të tjera që janë të rëndësishme për ne për momentin.
“Mund ta paramendoni, ne nuk kemi ambasador në NATO, ndërsa për disa muaj hyjmë në Aleancë.

Nuk kemi ambasador në Uashington, tek partneri më i madh strategjik i shtetit që nga pavarësia e deri më sot. Nuk kemi në Moskë dhe të mos i numëroj më tej. Ajo që është humbëse për shtetet e vogla, është se kemi pesë fqinjë, ndërsa në katër nuk kemi ambasador. Vetëm në njërin prej pesë fqinjëve kemi, që është e palejueshme. vetëm në Sofje kemi ambasador, që kohë sa më të shkurtë do të përmirësohet”, theksoi Pendarovski.

Lidhur me qorr-sokakun në negociatat pushtet – opozitë për Ligjin për prokurorinë publike, dhe nëse ka mundësi për inkuadrim të ndërmjetësve nga jashtë, thotë se vlerësimi i tij është se ndërmjetësit e huaj nuk do të kyçen.

“Ne presim datë për negociata me BE-në dhe jemi në prag të NATO-s dhe kur bisedoni me dikë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të nivelit më të lartë apo me ndonjë nga BE-ja, ju thonë ju tani praktikisht duhet të jeni si ne. Edhe në Shqipërinë fqinje, ku ka komunikim shumë më të keq mes pushtetit dhe opozitës, të huajt nuk janë përfshirë”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, nevojitet përfshirja e një institucioni të ndarë nga partitë politike, që do të mund të ishte arbitër më i pavarur apo ndërmjetës në lloj të tillë të negociatave, sepse, siç tha, vetëm tubimet partiake nuk mund të jenë deri në fund produktive nëse bëhet fjalë për çështje strategjike thelbësore për shtetin. .