Pendarovski: Për herë të parë shqiptarët në njësitin “Ujqit”

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së sotme në Batalionin për Shërbime Speciale tha se për herë të parë në Njësitin “Ujqit” ka pjesëtarë edhe të etnisë shqiptare dhe kjo kontribuon për krijimin e vërtetë të një armate multietnike që pasqyron shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Ai shtoi më tej duke i quajtur pjesëtarët e armatës si ambasadorët më të mëdhenj jashtë vendit.

“Gjatë vizitës së sotme të Batalionit për Shërbime Speciale “Batalioni i Renxherave” kisha rastin sërish të konfirmojë disiplinën, gatishmërinë, përgatitjen si dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave më specifike.Për herë të parë Njësiti “Ujqit” kanë pjesëtarë të etnisë shqiptare dhe me këtë kontribuon për krijimin e vërtetë të një Armate multietnike që pasqyron shoqërinë tonë. Pjesëtarët e Armatës sonë janë ambasadorët më të mëdhenj me pjesëmarrjen në shumë operacione ndërkombëtare, trajnime dhe stërvitje, interoperative më partnerët dhe shumë shpejt Armatë anëtare e NATO-s- tha Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski

Marketing