Pendarovski: Personat që shkaktuan dhunën në Kuvend nuk janë terrorist

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se nuk do të japë amnisti për personat e dënuar për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017.

Marketing

Në pyetje të MIA-s nëse Pendarovski planifikon amnisti për dhunën e 27 prillit, nga kabineti i presidentit sqaruan se ai ka sugjeruar që nëse dikush ka dëshmi të reja që mund të ndikojnë në rezultatin e procedurës, duhet që t’i shfrytëzojë të gjitha mënyrat ligjore që të shkojë procedurë në rigjykim.
“Që të mos politizohet e gjithë procedura, secili që posedon dëshmi të reja duhet t’i çojë në gjykatë, dhe jo t’i jepet ngjarjes t’i japë kualifikim politik. Si legalist, presidenti Pendarovski konsideron se kjo është e vetmja mënyrë që të zgjidhen dyshimet”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.

Pendarovski në intervistën e tij për Kanal5 tha se ka njohuri se çfarë është terrorizmi dhe problemet e sigurisë dhe se personat që hynë në Kuvend nuk ishin terroristë.

“Unë njerëzit fillimisht i pyeta rreth meje për çfarë vepre penale ndiqen, unë e di që një vepër e till penale, mendoj, formulim të tillë nuk kishte as në atë kohë, as në ish-Jugosllavi, as në vitet ’90. Më vonë u pranua. Pasi unë diçka di rreth terrorizmit dhe problemeve të sigurisë dhe dilemave, konsideroj se ata persona që hynë brenda nuk ishin terroristë“, tha Pendarovski në një intervistë për Kanal 5.