Pendarovski-Priebe: Sundimi i ligjit i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE

Presidenti Stevo Pendarovski u takua sot me Reinhard Priebe, ish-drejtor i Komisionit Evropian dhe drejtues i një grupi ekspertësh për çështje sistemike në fushën e sundimit të ligjit.

Në takim, sipas kabinetit të Presidentit, Priebe informoi Pendarovskin për angazhimet dhe planet aktuale.

Ish-drejtori i KE-së theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit në procesin e integrimit në BE, thuhet në deklaratën e kabinetin e Presidentit.