Presidenti, Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me shefin e Zyres për lidhje me NATO-n, Zoran Jankoviq, theksoi se me anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO do të rrumbullakësohet një nga përcaktimet kryesore strategjike të shtetit, që do të kontribuojë për zhvillimin e saj të përgjithshëm, dhe do të reflektohet pozitivisht ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Nga Kabineti i presidentit kumtuan se ai në takimin me Jankoviq ka shprehur pritje për përfundim sa më të shpejtë të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e vendeve-anëtare, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike.

“Pendarovski e cekë rolin e Zyres për lidhje me NATO-n në Shkup në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përmbushjen e kritereve dhe standardeve për anëtarësim të plotë”, theksuan nga Kabineti.

Presidenti dhe shefi i Zyres për lidhje me NATO-n në takim këmbyen mendime për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për bashkëpunimin e shtetit me NATO-n, ndërkaq në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Aleancë.

Në gusht të këtij viti, gjatë solemnitetit qendror me rastin e shënimit të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski e dekoroi Zyren për lidhje me NATO-n në Shkup, me Dekoratën për merita ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e inkuadrimit dhe përmbushjes së kritereve dhe standardeve për realizim të anëtarësisë së plotë në NATO.