Pendarovski: “Reket” test për shtet juridik, pandëshkueshmëria t’i takojë të kaluarës

Afera “Reket” është test thelbësor për sistemin e shtetit juridik dhe duhet të zgjidhet në mënyrë esenciale deri në fund, jo për shkak të Evropës, por, para së gjithash, për ne vetë. Nuk guxojmë t’i tolerojmë ndikimet eventuale anësore pa dallim nga cila anë vijnë.

Marketing

Ky është mesazhi që sot e ka dhënë presidenti Stevo Pendarovski në Sesionin e tretë plenar të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që mbahet në Kuvend.

Si zbuluese ai e përmendi situatën që nga pavarësia e vendit e deri më sot ka shumë paragjykime për raste për korrupsion të lartë dhe sanksione të shqiptuara adekuate. “Të gjithë e dimë se keqpërdorime të tilla ka shumë. Ky fakt flet se krimi i lartë dhe korrupsioni janë fshehur dhe kemi etabluar kulturë të mosndëshkimit”, ka thënë Pendarovski dhe shtoi se gjithkund ku ka përzierje politike në biznes, pëson ekonomia, pak janë të pasur nën rrethana të dyshimta, ndërsa populli vuan.

“Duhet t’u japim mbështetje maksimale institucioneve tona në luftën kundër korrupsionit, me qëllim që kultura e pavarësisë të bëhet një e kaluar”, theksoi Pendarovski.
Rezultate më të mira nga zbatimi i rekomandimeve të GREKO-s, vendi ka arritur në vitin 2002 dhe 2005,por, siç vëren presidenti, nga viti 2010 rezultatet janë më të dobëta, që në raportin e fundit të vlerësohemi se jemi në nivel të pakënaqshëm.

“Diçka nuk është në rregull me implementimin e terapisë. Është e nevojshme energji dhe përkushtim më i madh, qytetarët me të drejtë konsiderojnë se institucionet në shtet nuk e kryejnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Në luftën kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të ketë rezultate të mira nëse nuk ka përballje sistematike dhe sistem të vlefshëm, i cili do të ndërtohet sipas kritereve evropiane, për çka është i nevojshëm vullnet qartë i shprehur i të gjithë aktorëve politikë në shtet”, ka thënë Pendarovski.

Për përballje të suksesshme me krimin dhe korrupsionin, porositi shefi i shtetit, është i nevojshëm bashkim i të gjithëve, nga pushteti, opozita, sektori i biznesit, shoqatat civile.

“Shteti ligjor dhe qeverisja e të drejtës nuk guxojnë të jenë floskulë e zbrazët”, ka thënë Pendarovski dhe shtoi se duhet të ketë reagim në kohë tërësisht të mbrojtur nga ndikimet politike.

Siç shtoi, përpjekjet e KSHPK nuk janë të mjaftueshme, punën e tij duhet ta ndjekin mirë të përgatitur Prokuroria publike dhe gjyqësia.

Theksoi se të sigurta janë anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në, por shtoi se vendit para së gjithash i duhet ndërtim i ambientit në të cilin politikanët nuk do të prezantojnë kategori të veçantë njerëzit,për të cilët nuk do të vlejnë ligjet. .