Pendarovski: RMV e gatshme të nis negociatat me BE

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me rëndësi është të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të pranueshme. Kështu ka shkruar eurokomesari për zgjërim të BE-së Oliver Varheji në Twitter pas takimit me presidentin e RMV-së Stevo Pendarovski i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Bruksel.

Marketing

“Theksova mbështetjen për hapjen oficiale të negociatave për anëtarësim dhe nevojën që Këshilli i BE të pajtohet me korrnizën e negociatave. Me rëndësi është që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të pranueshme”, ka shkruar Varheji në Twitter pas takimit me Pendarovskin.

Ky i fundit siç njoftojnë nga kabineti i tij gjatë takimit me komesarin Varhej ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të fillojë negociatat me BE-në.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan mundësitë që Maqedonia Veriore të ecë përpara në integrimin evropian, në kontekstin e takimeve të ardhshme brenda Bashkimit Evropian që do të mbahen në maj dhe qershor të këtij viti, si dhe çështjet bilaterale në lidhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi tejkalimin e problemeve me Bullgarinë. Presidenti Pendarovski dhe Komisioneri Varheji theksuan rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të konferencës ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.” thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentit.

Sipas njoftimit Pendarovski komesarit Varhej i ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e tij lidhur me zbatimin e marrëveshjes për shpërndarjen e 651,000 dozave të vaksinës Pfizer për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat shteti ynë do të marrë 119,000 vaksina.

Pendarovski gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka takuar edhe përfaqësuesin Special të BE-së për dijalogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak dhe shefin e politikës së jashtme të BE Jozefi Borrell teksa të mërkurën pritet ta takojë edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Marketing