Pendarovski: Situata me pandeminë është serioze, t’i respektojmë masat

Ka përfunduar seanca e Këshillit të Sigurisë, e cila është mbajtur në vilën “Vodno” tek presidenti Stevo Pendarovski.

Marketing

Presidenti pas mbledhjes tha se situata është serioze dhe kërkoi nga qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e COVID-19.

“Për shkak të valës së vjeshtës sistemi shëndetësorë është organizuar për testimin dhe përkujdesjen e më shumë pacientëve. Për fat të keq kemi rritje të të infektuarve por edhe atyre që ndërrojnë jetë. Me këtë situatë po përballen edhe vendet më të zhvilluara. Kjo situatë të mos shfrytëzohet për pikë politike, nuk e di a mund të dikush të mendoj për këtë kur e dimë se të gjithë jemi humbës, duke parë numrin e madh të viktimave nga pandemia”.

“Situata është serioze, andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativ tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”, tha Pendarovski.

Ai tha se pret që kjo situatë të mos përdoret për pikë politike.

Marketing