Pendarovski: S’ka logjik të flitet për shtyrje të zgjedhjeve

Presideniti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski nuk e sheh të arsyeshme shtyerjen e zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit.Sipas tij, caktimi i hershëm i datës së zgjedhjeve ishte i nevojshëm për shkak të formimit të Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

Marketing

“Edhe ashtu hymë në vit zgjedhor. 12 prilli është vetëm disa muaj larg nga afati i rregullt i zgjedhjeve dhe nuk mund ta kuptoj se me çfarë logjike partiake ose shtetërore, do të kërkonin që ato zgjedhje të shtyhen.

Atë që e dëgjoj nga sfera e biznesit, ata thonë se zgjedhjet e caktuara janë kohë e humbur për ne nga aspekti i pritshmërive, planeve të biznesit, investimeve vendase dhe të huaja, etj. Megjithatë, nëse tani shtyhen përsëri, nëse shtyhen përsëri, ky është sulm shtesë mbi planet të bizneseve”, tha Stevo Pendarovski, Presidenti.

Marketing