Pendarovski takoi Ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka

Presidenti Stevo Pendarovski u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka, ku shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe shprehën kënaqësinë për progresin e vazhdueshëm.

Marketing

Nga Kabineti i Pendarovskit informoi se të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e të dy vendeve për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në fushën ekonomike ku ka potencial të madh.

“Pendarovski theksoi se të dy vendet ndajnë përparësitë e politikës së jashtme, duke nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin brenda iniciativave rajonale dhe perspektivën evropiane. Në këtë drejtim, presidenti shprehu besimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë partneritetin konstruktiv të shprehur përmes ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se ky është një nga parakushtet kryesore për stabilitetin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik të të gjithë rajonit”, theksuan nga Kabineti i Pendarovskit.

Nga Kabineti përmendën se presidenti dhe ambasadori Reka gjithashtu u përqendruan në situatës aktuale me Kovid-19 dhe theksuan nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ndërshtetëror në mënyrë që së bashku të përballen me pasojat e pandemisë.

Ambasadori Reka ia transmetoi presidentit Pendarovski urimin e presidentit shqiptar Ilir Meta me rastin e Ditës së pavarësisë.

Marketing