Pendarovski takoi kampionin e botës në vallëzim bashkëkohor, Andi Ismailin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e pranoi në takim 11 vjeçarin nga Gostivari, Andi Ismaili, i cili kohë më parë u shpall kampion bote në vallëzim bashkëkohor.

Marketing

Në takimin, ku morën pjesë edhe prindërit e tij, Andi rrëfeu përvojën e tij nga pjesëmarrja nga Kampionatin Botëror, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u zhvillua në Osa, Poloni. Në këtë Kampionat, Andi e fitoi vendin e parë në kategorinë e vallëzimit bashkëkohor solo për fëmijë.Presidenti Pendarovski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se Andi edhe pse i ka vetëm 11 vjet, ai më është ambasador i vendit tonë për shkak se ka arritur ta promovojë Maqedoninë e Veriut, përmes artit në vallëzimin e tij. Edhe për këtë, siç ka potencuar presidenti Pendarovski, të rinjve të talentuar shteti duhet t’ju jep mbështetje pa rezervë.Andi në këtë takim me presidentin Pendarovski, e ka informuar atë se sfida e ardhshme e tij është Kampionati Evropian në Xhaz, balet klasik dhe bashkëkohor, i cili në qershor të këtij viti do të zhvillohet në sallën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup.
Talenti i ri Andi Ismaili, është anëtar i studios së vallëzimit “I Dance”, nga Gostivari. Për koreografinë me të cilën fitoi në Kampionatin Botëror në Poloni, atij i kanë ndihmuar trajnerë dhe koreografë edhe nga studio “Brejk a Leg”, nga Shkupi.

Marketing