Pendarovski takon krerët e bashkësive fetare, bën thirrje për bashkëjetesë

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka pranuar në kabinetin e tij përfaqësuesit e bashkësive fetare.
Në takim, presidenti Pendarovski bëri thirrje për bashkëjetesë dhe respekt për diversitetin, si një nga vlerat themelore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Duke iu drejtuar krerëve dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare, presidenti theksoi angazhimin e tij për të bashkëpunuar me të gjitha bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut, në interes të mirëkuptimit dhe tolerancës së ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e rolit të krerëve të bashkësive fetare në nxitjen e bashkëjetesës si një parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe përparimin e shtetit.

Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare përshëndetën iniciativën për të mbajtur mbledhjen e sotme dhe thanë se, pavarësisht dallimeve fetare, qëllimi i përbashkët i të gjithëve është ndërtimi i paqes dhe respektit.

Në takim morën pjesë kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, shefi i Kishës Katolike, presidenti i Kishës Metodike, drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare dhe Grupet Fetare.

Marketing