Pendarovski takon krerët e bashkësive fetare në vend: Masat duhet të respektohen

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka realizuar takim me krerët fetar në vendin tonë.

Marketing

“Tema në takimin kanë qenë festat e ardhshme të Ramazanit dhe Pashkët dhe kushtet në të cilat për shkak pandemisë edhe këtë vit do të jetë e nevojshme përkujdesje e besimtarëve gjatë festimeve në objektet fetare në vend. Krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare u kanë bërë thirrje besimtarëve që me kujdes dhe përgjegjësi, seriozisht dhe në mënyrë të pakushtëzuar t`i respektojnë rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë, që të mbrojnë vetveten dhe ata që do të vendosin që këtë vit t`I vizitojnë tempujt me rastin e festave, por edhe për domosdoshmërinë e vaksinimit të popullsisë”, thuhet në komunikatën e presidencës.

 

Marketing