Mosdhënia e datës për fillim të negociatave nuk duhet të përçaj subjektet politike në vend, por përkundrazi është momenti kur të gjithë liderët duhet të lënë anësh inatet politike dhe të demonstrojnë unitet, kështu deklaroi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski derisa njoftoi për takimin e liderëve të së dielës.

“Reformat në shumë sfera duhet të vazhdojnë. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet vazhduar. Standardet evropiane janë edhe standarde tona. Reformat e brendshme duhet të vazhdojnë sepse janë kushte për kohezion të brendshëm dhe stabilitet të brendshëm. Në emër të ardhmërisë së vendit tonë iu bëj thirrje të gjithë liderëve partiakë që të lënë anësh inatet politike, sepse jam i bindur sepse pikërisht tani kemi nevojë për unitet. Andaj kam thirre mbledhjen e liderëve, për të dielën më 20 tetor”.