Pendarovski uron Presidentin Trump: Mirqenie për shtetin tuaj dhe popullin mik amerikan, presim mbështetje të fuqishme për qëllimet strategjike

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dërgoi urim deri te Presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Me rastin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më paraqet nderë dhe knaqësi të veçant, në emër tim dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe dëshirë për prosperitet të përgjithshëm të shtetit tuaj, si dhe mirëqenie të popullit mik amerikan”, thuhet në uratën e presidentit.

Ai shprehu bindje se gjatë periudhës së ardhshme me një dinamikë edhe më të fuqishme do të zhvillohen mardhëniet bilaterale, dialogu i hapur dhe konstruktiv dhe se do të ndërtohen relacione më intensive ekonomike.