Pendarovski-Vajgëll: Këshilli i BE-së ta njohë progresin dhe të marrë vendim për negociata

Këshilli Evropian duhet t’i njohë përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe progresin në planin e brendshëm dhe të jashtëm dhe të marrë vendim për fillimin e negociatave inkuadruese, kanë vlerësuar në takimin e sotëm presidenti Stevo pendarovski dhe deputeti evropian Ivo Vajgëll, raportues për vendin në parlamentin Evropian

Marketing

Në takim janë shkëmbyer mendime për gjendjen e përgjithshme politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rrjedhën e procesit reformues në kontekst të integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian, si dhe për gjendjen politike në Bashkimin Evropian pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, bëri të ditur kabineti i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski lartë e ka vlerësuar mbështetjen që Parlamenti Evropian e jep lidhur me integrimin e Republikë së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ai ka shprehu falënderim për mbështetjen e përgjithshme të Vajgllit për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për punën e tij si raportues për shtetin në Parlamentin Evropian, Pendarovski deputetit Vajgëll, mandati i të cilit si deputet në Parlamentin Evropian përfundon më 1 korrik, i ka dëshiruar sukses në angazhimin e tij të ardhshëm dhe shfaqi bindje se mbështetja e tij miqësore për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit.

Marketing