Pendarovski:Në 2020 të mbisundojë paqja dhe mirëqenia (video)

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nëpërmjet një video mesazhi ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. “Për këto festa tradicionalisht dëshirojmë paqe, begati dhe shëndet, fat dhe respekt në familje”,- theksoi Pendarovski.

Marketing

“Të gjithë ne jemi një familje e madhe që ka një shtëpi të përbashkët, ai është shteti ynë i përbashkët. Dëshiroj në vitin 2020 në shtëpinë tonë të përbashkët të mbisundojë paqja dhe mirëqenia tek e cila do të vijmë nëpërmjet pajtimit qytetar, bazuar në drejtësi dhe të vërtetën. Pajtim të vërtetë do të kemi atëherë kur të gjithë ne që jetojmë në këtë shtet do të jemi qytetarë të barabartë me të drejta dhe obligim të barabart. Sundimi i së drejtës dhe drejtësisë do ta kthejë jo vetëm besimin te institucionet, por edhe besimin e ndërsjellë. Dëshiroj mirëqenie bazuar në sigurinë dhe vlerat euroatlantike. Ashtu si anëtarësimi në NATO është garanci për sigurinë, ashtu edhe bisedimet për anëtarësim në BE do të jenë nxitje për reforma thelbësore”,- theksoi Pendarovski.

“Posedojmë potencial të mjaftueshëm vendor në momente të rëndësishme historike, të bashkohemi për çështje të rëndësishme. Ndërsa nuk ka çështje më të rëndësishme se ardhmëria jonë evropiane”. Ai po ashtu u ndal edhe te çështja e ndotjes së ajrit, pasojat e së cilës, siç tha, i ndjejmë të gjithë, ndërsa apeloi për më shumë respekt, mes vete, në familje dhe ndaj shtetit, dhe kërkoi angazhim dhe punë më të madhe nga të gjithë politikanët për të ndërprerë migrimin e të rinjve.

Нека ни е среќна и бериќетна новата 2020 година!

Во нашиот заеднички дом посакувам, пред се, да владее мир и спокој до кој ќе дојдеме преку граѓанско помирување втемелено врз правда и вистина. Посакувам благосостојба, втемелена врз евроатлантска безбедност и вредности. Почитувани граѓани на сите Ви посакувам добро здравје и меѓусебна почит. Затоа, да ги напуштиме поделбите, да се почитуваме и помагаме. А ние политичарите, ако сакаме младите да живеат тука, тогаш, уште од сега, мора да работиме со двојно поголем ангажман, за демократска држава и за слободно, хумано и солидарно општество. Нека ни е среќна и бериќетна новата 2020 година!

Publiée par Stevo Pendarovski sur Lundi 30 décembre 2019

Marketing