Pens letër Zaevit: Në referendum është konfirmuar përkushtim i madh për të ardhmen europiane

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majkëll Pens i ka dërguar letër kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në të cilën shpreh bindje për mbështetjen e tij të vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin.

Marketing

Në letër, kumtoi pres shërbimi qeveritar, nënpresidenti Pens shkruan se ka pasur nder të takohet me kryeministrin Zaev më 20 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe se e vlerëson mundësinë që bashkërisht të bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes historike të Prespës me Republikën e Greqisë.

Në letrën e tij nënpresidenti Pens e ka theksuar mirënjohjen e tij për lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes dhe thekson se 90 për qind e atyre që votuan në referendum e miratuan marrëveshjen e Prespës dhe me këtë e konfirmuan përkushtimin e madh për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndajnë përkushtimin tuaj për siguri dhe stabilitet më të madh të rajonit. Jini të bindur se mbështetja ima e vazhdueshme në këtë moment të rëndësishëm për vendin tuaj”, shkruan nënpresidenti i SHBA-së në letrën e tij deri te kryeministri Zaev, dhe thekson se në periudhën e ardhshme pret përforcim të mëtejshëm të miqësisë midis të dyja vendeve.

Marketing