Pension i përhershëm për prindër të papunë që janë kujdesur për fëmijë me pengesa

Me reformat sociale avancohen të drejtat e personave me pengesa, por edhe të familjeve që kujdesen për to. Për dallim nga praktika e tanishme, me të cilën vetëm janë transferuar mjetet financiare deri në shfrytëzuesit përfundimtar duke mos e marrë më pas shërbimin përkatës, tani vendoset në theks të zhvillimit të shërbimeve që do ta përmirësojnë kujdesin dhe mbështetjen, por edhe do ta rritin pavarësinë e personave me pengesa dhe kyçjes së tyre në shoqëri, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Marketing

Familjet biologjike që kanë fëmijë me pengesa, theksojnë nga Ministria, si mbështetje më do të kenë rritje të vlerës së lartësisë së konstatuar të të drejtës për kompensim të veçantë prej 15%.

Po sjellim edhe kompensim të përhershëm për prindërit, të cilët janë kujdesur për fëmijën me pengesë deri në moshën 26 vjeçare pa e akomoduar në institucion. Të drejtë për kompensim do të kenë prindërit që janë të papunësuar dhe nuk shfrytëzojnë të drejtë për pension. Kompensimin do të munden ta shfrytëzojnë, pasi t’i mbushin 62 vjet për gratë, ndërkaq për burrat 64 vjet. Me ligjin e ri e zhvillojmë edhe shërbimin për kujdes familjar e cila do të sigurojë kujdes afatshkurtër në varësi prej anëtarëve të familjes për shkak pushimit, nevojave personale dhe profesionale të anëtarëve të familjes të cilët kujdesen për to, informojnë nga Ministria.

Shfrytëzimi i të drejtës për pengesë, me ligjin e ri, ashtu siç theksojnë, zgjerohet edhe për personat me pengesë intelektuale, ndërkaq shtesa për kompensim për rrogën për shkurtim të orarit të punës për prindërin që ruan fëmijë do të rrite për 50% nga paga mesatare.

Marketing