Pensionet do të paguhen nga 29 marsi

Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin për pagimin e pensioneve për muajin Mars 2021 dhe udhëzoi Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut të paraqesë të dhënat për pensionet në bankat tregtare jo më vonë se 26 Mars. Bankat të organizojnë pagesën me para të gatshme të pensioneve në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm, të hartuar sipas shumës së pensionit:

Marketing

– Për pensionet në vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29 mars 2021 (e hënë)

– Për pensionet në vlerë prej 11,001-14,000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.03.2021 (e martë)

– Për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa të bëhet më 31.03.2021 (e mërkurë)

– Për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.04.2021 (e enjte)

Marketing