Pentagoni përshëndet riatdhesimin e shtatë luftëtarëve të Maqedonisë nga SHI

Pentagoni e përshëndeti vendimin e Maqedonisë ta pranojë grupin e shtetasve të saj, të cilët si mercenarë të huaj janë robëruar në Siri. MPB-ja dje kumtoi se në një aksion të përbashkët me Komandën e Koalicionit Antiterrorist Global dhe Forcat Demokratike Siriane i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak.

Marketing

Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Robertson, për Si-En-En deklaroi se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik i kanë robëruar 600 mercenarë të huaj prej më shumë se 40-të vendeve. Mes tyre, sipas këtij komandanti të marinës amerikane, ka pasur rreth 40 mercenarë nga Rusia, 10 nga Gjermania dhe një numër më i vogël nga Franca. Nuk është saktësuar nëse mes tyre përveç shtatë shtetasve të Maqedonisë ka edhe shtetas të tjerë të Maqedonisë.
Luftëtarët e riatdhesuar janë arrestuar nga njësitë e Forcave Demokratike Siriane.

Zëdhënësi Erik Pahon, megjithatë, për “Uashington Tajms” deklaroi se, Maqedonia ka treguar shembull për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global si të mposhtet SHI dhe theksoi se luftëtarët e huaj terroristë nuk janë problem vetëm për Sirinë apo për rajonin, por, siç sqaroi, ata janë problem global që kërkon bashkëpunim global.

Bëhet fjalë për shtetasit e Maqedonisë S.R (1990), XH.A (1993), B.F (1994), O.ZH (1987), E.O (1994), I.SH (1977), A.M (1995), për të cilët është shpallur urdhër arrestim ndërkombëtar dhe për të cilët sipas nenit 322a dhe 394a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë janë parashtruar padi penale në suaza të aksioneve policore “Celula 1” (gusht 2015) dhe “Celula 2″ (korrik 2016)”, kumtoi MPB.

Marketing