Për 10 ditë do të dihet çmimi i ri i energjisë elektrike

Për 10 ditë do të dihet çmimi i ri i energjisë elektrike. Kështu njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai shprehet se për momentin nuk mund ta thotë se sa mund të jetë çmimi i ri i energjisë elektrike.

Marketing

“Ajo që është me rëndësi të dihet është se Komisioni Rregullator i Energjisë ndikon në çmimin përfundimtar me 38% gjegjësisht ky është çmimi i transferimit, distribuimit dhe një një pjesë e vogël për përballje me tregun e energjisë elektrike, dhe tek ato 62% e tjera, Komisioni nuk ka aspak ndikim. Në këtë moment, derisa nuk realizohet tenderi me të cilin ELEM duhet t’ia ofroj EVN Home, nuk mund të themi cili do të ishte çmimi i energjisë elektrike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Komisioni siç tha më tej ka kërkuar që të zgjerohet përfshirja e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, mirëpo sipas tij është vështirë të gjenden personat e kategorive sociale me qenë se ata shpesh banojnë në shtëpi që nuk janë në pronësi të tyre.

“Diku 70% e atyre 34-35 000 qytetarëve, amvisërive, të cilat për momentin marrin ndihmë sociale, janë vështirë të gjinden, pra Elektodistribuimi nuk mund t’i gjejë sepse pronari orëmatësit është person krejtësisht tjetër, ndërsa ai që merr ndihmë sociale nuk puqet me pronarin e orëmatësit”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Më tej, ai tha se Komisioni Rregullator duhet ta përcaktojë edhe çmimin e ujit, pasi do ta relaksojë presionin e politikës ndaj punës së këtyre ndërmarrjeve komunale publike.

Marketing