Gjykimi në lidhje me vdekjen e Tamara Dimovskës nga Velesi është anuluar për më 17 shtator, për dy nga gjithsej 12 të akuzuarit që ta përgatisin mbrojtjen dhe të njoftohen me transkriptat.

Gjykatësi Marin Stanevski të akuzuarve Maja Parnarxhieva – Zmejkova dhe Shaban Memeti në seancën e sotme ua dorëzoi aktakuzën që ata ta përgatisin mbrojtjen.

Në seancën e sotme nuk merrte pjesë i akuzuari Aleksandër Stojanoviq, për të cilin Gjykata nuk ka dëshmi për ftesë të rregullt.

Avokatët për një pjesë të të akuzuarve reaguan se me aktakuzën nuk iu janë dërguar kopjet e dëshmive materiale të cilat janë gati 10.000 faqe.

Tamara e vogël në vitin 2015 humbi jetën duke pritur operacionin në shpinë jashtë vendit.

Me akuzë për “punë jo të përgjegjshme në shërbimet” Prokuroria Themelore Publike ngriti kallëzime penale kundër ish-drejtoreshës së Klinikës së fëmijëve Aspazija Sofijanova, si anëtare e komisionit të shkallës së dytë dhe ish-drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë (FSSHR), Maja Parnarxhieva – Zmejkova dhe Xhemali Mehazi.