Për 18 vite, 25 për qind më pak filloristë të regjistruar

Numri i nxënësve në shkollat fillore në Maqedoni është ulur për 25 për qind në 18 vitet e fundit. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës thonë se nga 250 mijë në vitin 2001, në bankat shkollore këtë vit janë ulur 188 mijë filloristë, shkruan KOHA.

Marketing

Rënie për 60 mijë nxënës është regjistruar në të gjitha komunat e vendit. Në kryeqytet rënie drastike të regjistrimit të nxënësve në klasë të parë ka në Komunën e Kisella Vodës dhe Qendrës. Për 18 vite, numri i filloristëve në këto dy komuna është ulur për 55, gjegjësisht 58 për qind. Rritje minimale të filloristëve të regjistruar në klasë të parë është regjistruar vetëm në Komunën e Haraçinës, Studeniçanit dhe Shuto Orizarës.

Përveç në Shkup, rënie drastike e regjistrimit të nxënësve në klasë të parë është regjistruar edhe në Manastir, Veles, Prilep, Tetovë dhe Kumanovë. Numri i nxënësve filloristëve të regjistruar në klasë të parë është përgjysmuar në Makedonska Kamenicë, ndërsa afër përgjysmimit janë edhe Dellçeva, Berova dhe Struga.

Marketing