Një person ka marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej katër aksidentet rrugore të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Tre aksidente rrugore janë me dëme materiale.

Policia rrugore ka sanksionuar një numër të madh shkeljesh. Tre shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa katër kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy nuk i kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve, një në mënyrë jo të rregullt është rreshtuar, si dhe 12 shoferë për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse.

Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 15 shoferë para se të marrin lejen e qarkullimit, një fillestar si dhe 17 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë që kanë kaluar rrugën pa respektuar kalimin në vijat e bardha. Gjithashtu janë gjetur edhe 69 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e karrotrecit janë hequr 70 automjete.