Vetëm tre muajt e parë të 20018-tës kanë ndodhur gjithsej 1899 aksidente trafiku, prej të cilëve 876 me pasoja më të rënda dhe 28 aksidente me pasojë vdekjen. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, faktor kryesor edhe më tej vazhdon të jetë drejtimi i veturës me shpejtësi më të madhe nga ajo që është e lejuar.

Qyteti Gjithsej nr. aksidenteve Aksidente me pasoja të rënda

SPB Shkup 775 383

SPB Tetovë 249 110

SPB Manastir 176 69

SPB Kumanovë 141 79

SPB Ohër 150 67

Prej aksideneteve të regjistruara vetëm për këtë vit, kanë ndodhur tre aksidente hekurudhore, përfshirë edhe aksidentin e djeshëm në të cilin humbën jetën tre persona.

Gjatë 2017-tës kanë ndodhur gjithsej 4019, prej të cilëve137 me pasoja fatale dhe 3.882 me lëndime të rënda. Më shumë aksidente trafiku janë regjistruar në Shkup, me gjithsej 1652 aksidente të rënda trafiku, ndërkaq, më së paku janë regjistruara në Strumicë.

Qyteti Gjithsej nr. aksidenteve Aksidente fatale Aks. me lëndime të rënda

SPB Shkup 1652 35 1617

SPB Tetovë 473 9 464

SPB Manastir 398 27 371

SPB Kumanovë 337 5 332

SPB Ohër 330 10 320

Të dhënat e policisë tregojnë se shumica e aksidenteve, respektivisht 2560 të tilla, kanë ndodhur nëpër rrugë të qyteteve edhe atë nga ora 14:00-16:00. Statistikat tregojnë se muaji në të cilin më së shumti janë shkaktuar aksidente është korriku, ndërsa më e kobshme paraqitet të jetë dita e shtunë. SHENJA