Të krenohemi me kompanitë vendore të tekstilit. Ata shpejtë janë përshtatur dhe prodhojnë pajisje mbrojtëse në kapacitet të plotë, ka shkruar ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

“Eksporti i maskave, veshjeve dhe pajisjeve të tjera mbrojtëse është pothuajse 300 për qind më i lartë në prill në krahasim me prillin e vitit të kaluar. Maska dhe pajisjet do të mbrojnë shëndetin e mijëra qytetarëve në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

Ajo shton se më shumë pajisje mbrojtëse sipas vlerës kemi eksportuar në Gjermani, Katar, Holandë, Belgjikë dhe Austri.

Vlerëson se përshtatja e shpejtë është çelësi i suksesit.

“Qepin dhe eksportojnë: maska, veshje mbrojtëse, ​​kostume mbrojtëse, madje edhe çanta si dhe këllëf për maska. Për 300% është rritur eksporti i “produkteve të tjera të tekstilit”: prill 2020 👉 390 milion denarë, prill 2019 👉 135 milion denarë”, thekson ministrja, duke shtuar se ky është shembull për të gjithë dhe se ata do ta tejkalojnë krizën sa më shpejt, ata që do të përshtaten.

Sugjeron që të përpiqemi të kërkojmë mundësi në probleme, në vend që probleme në mundësitë.

Artikulli paraprakFilipçe: Nesër do të bisedohet për orën policore dhe për zgjedhjet
Artikulli tjetërPTHP: 18 000 euro dënim për 13 persona nga Shkupi që nuk respektuan orën policore