Lëshimi i shansit të vetëm për përparim, izolim, stagnim dhe nacionalizëm apo perspektivë dhe të ardhme eurointegruese me benefite konkrete si sundimi i së drejtës, atraktivitet për investime të huaja, më shumë dhe vende më të mira pune. Këto janë dy konceptet që sipas përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të duhet të zgjedhin qytetarët e Maqedonisë në referendumin e ardhshëm të caktuar më 30 shtator.

SHBA-të japin mbështetje të qartë dhe pret referendum të suksesshëm. Në një linjë është edhe BEja.

“Referendumi është akt i lartë demokratik dhe shprehje e përcaktimit të qytetarëve për të ardhmen e
shtetit”, ka qenë konkluza e bisedës telefonike dje mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe
kryeministrit Zoran Zaev.

Ndërkaq, Komisari evropian për Zgjerim Johanes Han për MIA-n deklaroi se i vjen keq për shkak të mungesës së unitetit kombëtar rreth referendumit për Marrëveshjen me Greqinë dhe u rekomandon qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që ta formojnë ardhmërinë personale dhe ardhmërinë e shtetit.

Për Hanin, siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, referendumi është përzgjedhje midis ardhmërisë së kthyer drejt BE-së dhe izolimit.

“Kjo është përzgjedhje midis rrugës së kthyer drejt ardhmërisë së integrimit në BE me benefite konkrete për qytetarët si qeverisja e të drejtës, atraktiviteti për investuesit e huaj dhe më shumë dhe vende më të mira pune dhe rrugë të kthyer drejt izolimit, stagnim dhe humbjen e rastit të vetëm për përmirësim dhe progres në sfera kyçe”, thotë Han për MIA-n.

Eurokomisari këtë përzgjedhje gjithashtu e krahasoi me përzgjedhjen midis koncepteve nacionaliste dhe integrimit në BE dhe në NATO.

“Përzgjedhja është midis të përmbajturit tek konceptet e vjetra nacionaliste ose pranimit të ardhmërisë së vendit, me reforma dhe me integrim në BE dhe NATO si hap përfundimtar. Kjo nuk është imponuar nga BE-ja ose nga bashkësia ndërkombëtare. Integrimi euroatlantik ishte vendosur si qëllim strategjik i vendit para shumë kohësh. Mbetet që qytetarët të vendosin se nëse kjo perspektivë me të gjitha benifitet e saj konkrete do të materializohet ose jo”, thotë Han.

Eurodeputeti Rajnhard Butikofer në takimin e djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev shfaqi shpresë se populli i Maqedonisë do ta shfrytëzojë mundësinë që në referendum të votojë për ardhmërinë e vendit. Njëherësh tha se kjo është shumë e rëndësishme dhe kjo është esenca e demokracisë.

“Hasa qasje të re në Bruksel dhe në kryeqytetin e vendit tim, në Gjermani, në Berlin, ndjejë e re e transparencës dhe përgjegjësisë lidhur me domosdoshmërisë për inkuadrim përfundimtar të Ballkanit në BE. Kjo gjithsesi se nuk do të ndodhë shumë shpejtë, por duhet ta rrëmbeni mundësinë”, thotë Han