Për bizneset në Ballkanin Perëndimor Komisioni Europian ndan 2.5 milion euro

Komisioni Evropian ka planifikuar të investojë 2.5 milionë euro për Ballkanin Perëndimor , në kuadër të programit Forumi i Investimeve të Dhomave (WB6 CIF), për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në rajon.

Marketing

Projekti do të mundësojë që më shumë se 1,200 NVM nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin mbështetje konkrete nga CIF6 BB gjatë tre viteve të ardhshme, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese, të bëhen furnizues të korporatave shumëkombëshe, si dhe të tërheqin fondet e BE-së investimet e huaja, sipas një deklarate të fundit të institucionit.

Financimi parashikohet të bëhet i ditur me detaje, përmes takimit që do të kenë Drejtori për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane, Genoveva Ruiz Calavera dhe kryetarit të bordit drejtues të ËB6 CIF, Marko Cadez, gjatë takimit të gjashtë vjetor në kuadër të Iniciativa e Procesit të Berlinit për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

BE është e bindur se integrimi i fuqishëm ekonomik i Ballkanit Perëndimor është një hap përpara për rajonin në procesin e pranimit në BE dhe do të kontribuojë për një biznes më efikas dhe një cilësi më të mirë jetese për njerëzit, sipas Calavera.

Marketing