Për bujqësinë e Maqedonisë 15 milion euro nga BE-ja

Për vitin 2019 përmes BE-së dakorduam 15 milion euro përkrahje në bujqësinë e Maqedonisë. Me 3,5 milion euro prej tyre do të ndërtohen sisteme të reja të ujitjes, ndërsa me 4,2 milion euro fabrikë për trajtimin e mbeturinave nga kafshët e ngordhura, tha ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski në takimin e sotëm me prodhuesit në Stajkovc dhe Creshevë.

Marketing

Me inkuadrimin në Bashkimin Evropian (BE), theksoi Nikollovski, bujqit e Maqedonisë direkt do t’i marrin subvencionet nga BE-ja. Gjithsej 400 miliard euro janë parashikuar në buxhetin e BE-së për vitin 2014-2020 për zhvillimin e bujqësisë.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO do të thotë më shumë mjete evropiane për subvencionim, për mekanizëm, për të ardhura më të larta, prodhimtari më të mirë, dhe për plasman me çmime më të mira, bujqësi e mirëmbajtur dhe moderne, më shumë punësime në mjediset rurale dhe nxitje të rritjes ekonomike”, potencon ministri.

Përkujtoi edhe se vetëm këtë vit përmes Programit IPARD2, Komisioni Evropian i ndau Maqedonisë mbi 12 milion euro për investime në ekonomitë bujqësore, kapacitetet përpunuese, mjediset rurale, për zhvillim të bizneseve ekzistuese dhe të reja, si dhe për infrastrukturën publike rurale.

Në bisedë me prodhuesit e dy fshatrave të Shkupit ku mbisundon kopshtaria, ai i dëgjoi propozimet e tyre për përparim të bujqësisë.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, për bujqit e Maqedonisë dhe për banorët e rajoneve rurale, duke e përfshirë edhe Stajkovcin, më i rëndësishëm është inkuadrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO.