U dakorduam që të vazhdojmë të punojmë bashkë për Maqedoninë, kështu ka shkruar kandidatja për presidente e VMRO-së Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me deputetin Vlatko Gjorçev.

Pas zgjedhjes së Siljanovskës për candidate, Gjorçev si një nga pretendentët për garë ka thënë se e përkrahë zgjedhjen në kongres dhe ka uruar atë duke thënë se qëndron pas kandidaturës partiake dhe do vazhdojë të ndihmojë me të njejtin tempo.