Për dhjetë ditë, SPB-TETOVË arreston 25 persona të përfshirë në trafik droge

Gjate 24 orëve të fundit, SPB Tetovë, në kuadër të aksionit për kapjen e përdoruesve dhe shitësve të drogës, ka arrestuar tre persona. I pari është kapur në Qytetin e Tetovës dhe fjala është për 31- vjeçarin L.S. nga Poroji i Tetovës tej i cili është gjetur një sasi e konsiderueshme e marijuanës, ndërsa natën e mbrëmshme, në kyçjen në fshatin Zherovjan janë arrestuar edhe dy persona te tjerë nga Gostivari, te cilët gjate lëvizjes me makinën e tyre te tipit Audi po ashtu me tabela te Gostivarit, janë ndaluar nga policia dhe gjate kontrollit, tek vozitësi i makinës Sh.B. , në xhepin e pantallonave te tij është gjetur një zip qese me përmbajtje marijuane.

Marketing

Personat e arrestuar janë do rrezuar ne paraburgim dhe po punohet ne zbardhjen e rasteve. Përndryshe, për vetëm dhjete ditë, SPB-Tetove, ka arrestuar 25 persona te përfshirë ne trafik dhe përdorim droge.

/Alsat-M/

Marketing