Për ditëlindje, Aurela Gaçe ndan një mesazh të rëndësishëm

Këngëtarja Aurela Gaçe feston sot 46 vjetorin e saj të lindjes.

Marketing

Ajo ndau një foto në një moment rebelimi, duke thënë se ndihet ende adoleshente, por ka kuptuar se “çdo gjë kërkon moshën e vet”.

Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime” tha Aurela. “Tani, jo më! E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua…Të jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën”, – shtoi ajo.

“Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thonë “çdo gjë vjen me moshë” ,tani vonë e kam kuptuar.Adoleshente përjetë” , tha këngëtarja e njohur për ditëlindjen e saj.

Marketing