Për dy vjet mbi 20 për qind rritje e pagave të mësimdhënësve

Për dy vjet të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë luftuan për rritjen e tretë të pagave me të cilën në llogaritë e tyre për dy muaj do të kenë edhe 10 për qind më tepër. Mësimdhënësit shtatorin e kaluar dhe këtë shtator morën nga pesë për qind rritje.

Marketing

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) të udhëhequr nga kryetari i tyre Jakim Nedelkov mbrëmë i dakorduan 10 për qind të reja rritje të pagave të cilat do të vlejnë nga janari i vitit 2020.

Për ministrin Ademi ky është moment historik sepse kjo është, siç tha, plotësisht, rritja e tretë pas atyre që mësimdhënësit i morën shtatorin e kaluar dhe këtë shtator me nga pesë për qind, duke theksuar se në përgjithsi pagat janë rritur për 21,3 për qind në një mandat.

Për zhvendosje të pagës për tre muaj më herët, në janar në vend se në muajin prill siç ishte propozuar më parë, në Buxhet do të ndahen plotësisht 1,4 miliard denarë.

Ademi tha se mësimdhënësit meritojnë paga më të larta dhe se gjithmonë MASH do të jetë në anën e tyre, por që tani për tani ato janë mundësitë.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov pas marrëveshjes së mbrëmshme theksoi se është i kënaqur nga rrjedha e raundit të fundit të negociatave pas disa takimeve me ministrin e Arsimit, por theksoi se kjo nuk do të thotë mbyllje e çështjes së statusit të mësimdhënësve, por është fillim i negociatave të reja konstruktive për çështje plotësuese të problemeve tjera të të punësuarve dhe anëtarëve të Sindikatës, siç është regresi për pushim vjetor, kthim i shpenzimeve reale për transport në vendin e punës, vlerësimi real i punës në paralele të kombinuara, pagesa reale e orëve shtesë në mësim etj.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkov në konferencën për shtyp pas shpalljes së marrëveshjes mes MASH dhe SASHK tha se qeverinë të cilën ata e kanë udhëhequr ka lidhur marrëveshje kolektive me të cilën është parashikuar rritja dinamike e pagave prej 25 për qind dhe se kjo qeveri për tre vjet në pushtet nuk ka bërë kurrfarë rritje të pagave me çka sipas tij, shkelet marrëveshja kolektive.

Nga opozita thonë se e mbështesin çdo rritje të pagave të të punësuarve e cila duhet të bëhet në bazë të ekonomisë së zhvilluar dhe të shëndoshë.

Marketing