Për fatura të paguara, përmbaruesi i kërkon 7000 denarë

Disa familje nga lagja e Fushë Topanës edhe përkundër dëshmive se kanë paguar llogaritë, këtë do duhet patjetër ta dëshmojnë në gjyq. Para dhjetë ditëve në adresën e Ekuran Ademit ka mbërritur vendim i përgatitur nga avokatë dhe noterë se ka borxh prej 530 denarëve ndaj kompanisë “Shërbimi banesor- Qendra e biznesit” e cila është kujdesur për pastërtinë e pallatit ku jetojnë. Borxhi i pretenduar është prej para 4 viteve, por Ademi thotë se ka paguar në kohë. Si dëshmi për këtë ai i tregon fletëpagesat. Përveç kësaj ai ka edhe dokumente që tregojnë që ka paguar 100 denarë më tepër në llogarinë e kompanisë. Por, në vend se t’ia kthejnë, pas katër vite ata i kërkojnë thuajse 150 euro.

Marketing

Avokatët dhe noterët provojnë që për borxh të pretenduar prej 530 denarëve që janë fiktive, pasi ato borxhe janë paguar në vitin 2014 dhe 2015, ndërsa vendimi i noterit është përgatitur në vitin 2018 dhe tani ata kërkojnë shpenzimet e tyre në shumë prej 7.832 denarë”- tha Hekuran Ademi.

Përgjigje dhe sqarime kërkuam edhe nga kompania “Shërbimi banesor- Qendra e biznesit” e cila në vitin 2014 ka mirëmbajtur hapësirën e përbashkët në pallatin ku jetojnë këta njerëz.

Shërbimi banesor- Qendra e biznesit

“Nëse qytetarët vlerësojnë se kanë të drejtë dhe me kohë i kanë shlyer detyrimet ndaj kompanisë “Shërbimi banesor- Qendra e biznesit”, në këtë rast lirisht le të dorëzojnë ankesë dhe rasti do të marrë epilog gjyqësor”

Ademi personalisht është drejtuar edhe tek ministrja e drejtësisë Renata Deskoska nga e cila ka marrë premtimin se personalisht ajo do ta shqyrtojë këtë rast. Tash drejtësinë këta njerëz do e kërkojnë në gjyq, që do të thotë, shpenzime të reja.

Hapi im i radhës është se unë do bëj padi, do i jap në gjyq. Do bëj parashtresë në Ministrinë e drejtësisë edhe në prokurori që të shohin sesi punojnë ata, sesi i maltretojnë qytetarët dhe sesi për gjëra të kota përgatitin lëndë gjyqësore”- theksoi Ekuran Ademi.

Për shkak të gabimeve të këtilla sistemore dhe për shkak të rasteve të deritanishme ku për borxh prej vetëm disa denarëve, avokatët, përmbaruesit dhe noterët qytetarëve u marrin shuma të mëdha të parave, në fazën përfundimtare janë ndryshimet në Ligjin për përmbarim. Theks i veçantë është vënë në tarifat e për çka parashihen ulje e shpenzimeve shumë të mëdha që qytetarët i kanë ndaj përmbaruesve, noterëve dhe avokatëve.