Për gjashtë ditë u rrënua Real Madridi

Në hapësirën e gjashtë ditëve, gjithçka përfundoi për Real Madridin.

Marketing

Për gjashtë ditë të muajit mars, Real Madrid u eliminua nga tri kompeticionet më të mëdha.

Fillimisht u eliminua nga Kupa e Mbretit në gjysmëfinale nga Barcelona, ku këta të fundit i mposhtën edhe në La Liga, për t’i shuar shpresat e tyre për titullin, përcjell lajmi.net nga AS.

Mbrëmë, Ajaxi i eliminoi nga Liga e Kampionëve, ndërsa Real Madrid tani po i vuan pasojat.

Florentino Perez e largoi Cristiano Ronaldon, duke e zëvendësuar me Mariano Diazin, që nuk po luan rregullisht, shkaku i lëndimeve.

Në formë të mirë në këtë sezon nuk ishin as Karim Benzema e Gareth Bale, që ishin parë si lider të skuadrës, pas largimit të portugezit.

Ndërtimi i stadiumit, gjithashtu i ndali madrilenët të bëjnë investime të mëdha, ndërsa Perez tani do të kërkojë një revolucion në skuadër.

Real Madrid u eliminua nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5 me 3 nga Ajaxi, ndërsa tani do të fokusohen vetëm në renditjen sa më të mirë në La Liga, ku aktualisht renditen në vendin e tretë

Marketing