Për herë të parë, Maqedonia e Veriut sot ndan çmimin shtetëror “22 nëntori 2019

Në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në orën 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” do ta ndajë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2019 për mirënjohjen e njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2019 janë David Hosaflok, studiues, historian dhe humanist, dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë.

Marketing
Marketing