Për herë të parë një femër arbitron ndeshjen e Champions League

Për herë të parë në Champions League, një nga ndeshjet zyrtare do të drejtohet nga një arbitre femër.

Marketing

Ndeshja ku pritet të marrë pjesë arbitrja franceze 37-vjeçare Stephanie Frappart, është ajo midis Juventusit dhe Dinamo Kiev që do të luhet në Torino të mërkurën.

Ndeshja në vetvete nuk ka një domethënie të madhe, nga momenti që italianët janë të kualifikuar, ndërkohë që ukrainasit luftojnë vetëm për një vend në Europa League.

Francezja ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar një ndeshje të futbollit për meshkuj në Ligue 1, dhe ndërkombëtarisht u bë e njohur sepse drejtoi finalen e Superkupës Europiane midis Liverpool dhe Chelsea, në vitin 2019.

Padyshim që kjo do të jetë katapulta për arbitren franceze por dhe historike për Ligën e Kampionëve.

Marketing