Për një javë janë regjistruar mbi 3200 të sëmurë nga gripi

Gjatë javës së kaluar (nga 18 shkurti e deri në 24 shkurt), në shtet janë regjistruar 3.209 të sëmurë nga gripi, që është për nëntë për qind rritje krahasuar me javën e kaluar kur ishin regjistruar 2.943 të sëmurë nga gripi, theksohet në raportin që në faqen e tij të internetit e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Gjatë kësaj jave, është regjistruar edhe një i vdekur i asocuar me grip. Bëhet fjalë për person të moshës 86 vjeçare nga Shkupi, cili ka qenë i hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile. Tek personi i vdekur nuk është konstatuar prania e komorbiditetit.

Këtë javë, në laboratorin virusologjik të ISHP kanë mbërritur 115 materiale për testim të gripit, prej të cilëve 77 (67 për qind) pozitive për praninë e virusit të gripit – 67 Influenca A(H1)pdm, tetë Influenca A(H3) dhe dy Influenca А të pambështetur.

Numër më i madh të sëmurë (1.936) janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15 e deri në 64 vjet, ndërsa incidencë më të madhe prej 350,3 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e grupmoshës deri në katër vjet.
Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 12.523. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në shkurt – 8.398 të sëmurë apo 67,1 për qind.
Në pajtim me të dhënat e qendrave për shëndet publik dhe njësitë rajonale, janë vaksinuar 19.346 persona.