Për një javë, “karoteci” në kryeqytet ka larguar 194 automjete

Siç njoftojnë nga Komuna e Shkupit, gjatë javës që kaloi (28.02 – 05.03) në automjetin e posaçëm janë ngritur 194 automjete nga hapësirat publike.

Marketing

Nga numri i përgjithshëm i automjeteve, 29 janë hequr nga parkingjet, ndërsa 165 automjetet tjera me urdhër të policisë së komunikacionit pas kundërvajtjeve si: parkimi, në korsi për biçikleta, vend për këmbësorë, trotuare, hapësira e gjelbërë, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit.

Kontrollorët gjatë periudhës së njëjtë kanë gjobitur 311 automjete për shkak të parkimit jo të rreugllat, përkatësisht për mospagim të shërbimit. Prej tyre, 29 janë hequr me karrotecin.

Komuna e Shkupit dhe ndërmarrja e parkingjeve ju bëjnë apel qytetarëve të ruajnë gjelbëriin dhe hapësirat publike.

Marketing