Për pak frymë, spoti i frikshëm për COVID shkakton reagime në rrjet

Qeveria e Australisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen teksa ka publikuar një spoti në rrjetet sociale, i cili ka sjellë reagime të forta.

Marketing

Në spot duket një vajzë që ka probleme me frymëmarrjen, ndërsa në fund jepet mesazhi se koronavirusi mund të kapë këdo, prandaj edhe duhet që secili të vaksinohet, të qendroj në shtëpi dhe të kujdeset për shëndetin e tij.

Skena është mjaft frikësuse dhe pikërisht ky fakt ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku mjaft prej personazheve të njohur janë shprehur se qytetarët duan të vaksinohen, por në fakt është qeveria ajo që nuk ka siguruar dozat dhe shpejtësinë e nevojshme për menaxhimin e të gjithë procesit.

Marketing