Për Qeverinë non-pejperi francez është për tu përshëndetur

Për Qeverinë, non-pejperi francez është për tu përshëndetur, sepse, siç thonë prej atje, është e mirëseardhur secila ide e cila do të kontribuojë për fillimin më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe e cila do t’i bëjë negociatat më efikase, më thelbësore dhe më të besueshme.

Marketing

Qeveria tashmë e ka marrë dokumentin nga Franca, me të cilin propozohet qasje e re në metodologjinë negociuese dhe bashkëpunim më i afërt politik i shteteve anëtare dhe shteteve kandidate.

“Është shumë me rëndësi që kornizën të cilën e propozon Franca e konfirmon anëtarësimin në BE si qëllim kryesor dhe final në procesin që për ne është kusht i domosdoshëm që të shqyrtohet”, thonë nga Qeveria.

Vijon shqyrtimi i kësaj iniciative, pas çka institucionet do të japin kontributin e tyre në zhvillimin e ideve për ndryshim të mundshëm të metodologjisë.

“Me rëndësi vitale për reformat vendore dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit është që të sillet vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në që do të mundësojë që të vendosen pjesë nga qasja e re e mundshme për përmirësimin e metodologjisë. Vlerësojmë se është me rëndësi të veçantë që vendet të cilat i përmbushin kushtet dhe në themel veprojnë në reformat, pandërprerë dhe shpejtë të ecin në procesin e negociatave, deri në anëtarësimin final në BE”, thonë nga Qeveria.

Marketing