Për qytetarët vaksina kundër Covid 19 do të jetë falas

Vaksina do to kushtojë 10 euro, por qytetarët nuk do të paguajnë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Ajo që erdhi si informacion nëpërmjet KOVAX sistemit është se çmimi për furnizim do të jetë dhjetë euro, këtë do ta paguajë shteti, ndërsa qytetarët, ata të cilët do të vaksinohen nuk do të paguajnë asgjë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton SHENJA.

Ai tha se duhet të vaksinohen 60 deri në 70 për qind e popullsisë me qëllim që të arrihet imuniteti i tufës.

Marketing